E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani fiton me Kievon, humbasin Tare e Skela

Nga tre ekipet e Serisë A, ku aktivizohen lojtarët shqiptarë: Erjon Bogdani (Siena), Igli Tare (Lacio) dhe Ervin Skela (Askoli), vetëm Bogdani doli me pikë të plota nga java e parë e kampionatit italian. Siena arriti një fitore të merituar 2-1 me Kievon në transfertë, edhe ose ishte në dizavantazh 1-0. Dy golat e fitores për Sienën u shënuan nga Ecio Brevi (74') dhe Enriko Kieza (89'). Errjon Bogdani ka luajtur 90-të minutat e zakonshme.
IGLI TARE AS NË 18-SHE ME LACION
Lacio humbi 2-1 në "San Siro" me Milanin vendas. Golat për ekipin e Karlo Ancelotit u shënuan nga Filipo Inxagi dhe Rikardo Oliviera (ndeshja e tij e parë me Milanin). Golin për Lacion e shënoi Stefan Makinua. "E nisëm ndeshjen me frikë nga Milani" u shpreh në fudn tëtakimit trajneri i Lacios, Delio Rosi. Sulmuesi shqiptar Igli Tare as nuk ka qenë as në listën e 18 lojtarëve të ndeshjes.
ERVIN SKELA 45 MINUTA ME ASKOLIN
Në ndeshjen tjetër Atalanta fitoi 3-1 me Askolin e Skelës. Fantazisti shqiptar hyri në fushë në 45 minutat e dyta dhe arriti të fitojë disa goditje dënimi. Golin e vetëm për Askolin e shënoi Bjelanovic. Për Atalantën shënuan Ventola (2) dhe Zampanja.
* * *
REZULTATET E JAVËS SË PARË
Atalanta 3 : 1 Ascoli
Messina 1 : 0 Udinese
Palermo 4 : 3 Reggina
Sampdoria 1 : 2 Empoli
Milan 2 : 1 Lazio
Chievo 1 : 2 Siena
Cagliari 0 : 1 Catania
20:30, Torino-Parma
----------------------
Golashënuesit e Serisë A
3 gola: Bianchi R. (Reggina, 1 p)
2 gola: Ventola (Atalanta), Toni (Fiorentina), Cambiasso (Inter)
1 gol: Bjelanovic (Ascoli), Zampagna (Atalanta), Corona (Catania), Pellissier (Chievo), Busce`, Saudati (Empoli, 1 r), Ibrahimovic (Inter), Makinëa (Lazio), Zanchi (Messina), Inzaghi, Oliveira (Milan), Amauri, Biava, Bresciano, Corini (Palermo, 1 r), De Rossi, Mancini (Roma), Bonazzoli (Sampdoria), Brevi E., Chiesa (Siena)
-------------------
RENDITJA

1 Atalanta 3
2 Roma 3
3 Palermo 3
4 Inter 3
5 Siena 3
6 Empoli 3
7 Messina 3
8 Catania 3
9 Parma 0
10 Torino 0
11 Sampdoria 0
12 Chievo 0
13 Udinese 0
14 Cagliari 0
15 Ascoli 0
16 Livorno 0
17 Milan 1 -5
18 Lazio 1 -11
19 Reggina -15
20 Fiorentina -19

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›