Shumi fiton Çmimin e Madh të Monzës. Alonso nuk përfundon garën

Mikael Shumaker fitoi Cmimin e Madh të Monzës dhe tanimë ndodhet vetëm dy pikë larg kryesuesit Fernando Alonso, që nuk arriti ta përfundojë garën.
Në vend të dytë u rendit piloti i MekLaren, Kimi Raikonen dhe në të tretin Kubika i BMW.
Alonso, tre gara para përfundimit të kampionatit botëror të Formula 1, ka 108 pikë, ndërsa Shumaker 106.
Në renditjen për konstruktorë, Ferrari ndodhet në vendin e parë me 168 pikë, kundrejt 103 të Renault.