E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasan Lika, trajneri i barazimeve. Vllaznia e pakënaqur nga gjykimi

Besa e Hasan Likës nuk arriti edhe kësaj javë të marrë fitoren e parë, teksa është ndalur nga Vllaznia në Kavajë me rezultatin 1-1. Pjesa e parë megjithë përpjekjet e dy ekipeve përfundoi 0-0.
Në pjesën e dytë golin e parë e shënoi Vllaznia me anë të goleadorit Skerdi Bejzade në minutën e 48-të (goli i dytë i tij në dy ndeshje për Vllazninë), ndërsa ekipi i gjermanit Shulze u ndëshkua nga një shkodran. Mbrojtësi Ervis Kraja shënoi nga pika e bardhë.
Dy skuadrat e përfunduan me nga dhjetë lojtarë (Krasinqi për Besën dhe Teli për Vllazninë u ndëshkuan me karton të kuq). Vllaznia pati pretendime për gjykimin e gjyqtarit Shkëlqim Guce, në rastin e largimit të Admir Telit.
SKEDA
BESA-VLLAZNIA 1-1
Golashënues: 1-0 48' Bejzade (V),65' 1-1 Ervis Kraja (B)
Gjyqtarë: Sh. Guce, A. Molla, A. Mali.
Stadiumi "Besa", Kavajë
BILANCI BESA-VLAZNIA
120 ndeshje; 33 fitore Besa, 31 barazime, 56 fitore Vllaznia. Golat: 113-182

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›