Java 2/ Shkumbini -Elbasani 3-0, Teuta-Partizani 0-0

Nga Franc Hoxha
Shkumbini arriti një fitore të bujshme 3-0 me kampionin e vendit, Elbasanin, dhe tashmë ndodhet i vetëm në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore me 6 pikë. Ishte kjo fitorja e dhjetë e peqinasve në 26 ndeshje me fqinjët e saj. Elbasani që frenoi Tiranën në "Ruzhdi Bizhuta" një javë më parë 2-2, u shkërmoq keq në fushën e Peqinit. Golin e parë të takimit e shënoi ish-futbollisti i Elbasanit, Erjon Rizvanolli në minutën e 35-të, dhe ish-futbollisti i Lushnjës, Byzhyti shënoi pas 35 minutash të tjera golin e dytë për ekipin e Vasil Bicit. Pa kaluar as pesë minuta, në të 75' Sefa trefishoi rezultatin. Edhe pse gjyqtari Ervis Peza akordoi katër minuta shtesë, ekipi kampion i Luan Deliut, në mungesë të sulmuesve të mirëfilltë nuk mundi të shënojë golin e nderit. Pas dy javësh, Bici i gëzohet gjashtë pikëve të marra në shtëpi pas fitoreve me Flamurtarin (2-1) dhe Elbasanit (3-0). Elbasani e sheh veten në vendin e 9-të me vetëm një pikë. Javën e tretë të kampionatit, Shkumbini do të përballet në Krujë me Kastriotin, ndërsa Elbasani do të presë në shtëpi Flamurtarin që fitoi thellësisht me Apoloninë 4-0. SKEDA E NDESHJES Shkumbini-Elbasani 3-0 Shenues: 38' Rizvanolli, 70' Byzhyti, 75' Sefa E diel, 10 shtator 2006, ora 15:00, ne fushen sportive te Peqinit Shkumbini: Llani, Xhafa, A.Muca, Zmijani, Xhyra, Ndoni, Beqiri (65' Nexha), Byzhyti (79' Ramazani), R.Dervishi, Sefa, Rizvanolli (58' Cani). Tr. V.Bici Elbasani: Kotorri, Sina, Osmani, Stojku, Leci, Capja, Dalipi (46' Mujo), Kuci (72' Kacollja), Kaci, Abdulla Ishaka, Aniuete (46' Isiente) Tr. L.Deliu Gjyqtare: E.Peza, D.Rexha (Tirane), A.Lamce (Patos) Vezhgues: I.Kristo (Tirane) Kartona te verdhe: Sefa, Ndoni/Stojku, Sina, Kacollja Karton i kuq: Leci ------------------------------------------------- Teuta-Partizani 0-0 Një ndeshje me emocione dhe dramacitet në "Niko Dovana", ku u përballën dy ekipet kryesusese të Superligës në takimin kryesor të javës së dytë, Teuta vendase dhe Partizani me mungesa, nuk mundën të shënonin asnjë gol gjatë 96 minutave lojë, përfshirë edhe shtesat, në balalfaqimin e tyre të 121-tëm duke sigluar barazimin e 25-të midis tyre. Sulmuesi kryesor i Teutës, Daniel Xhafaj ndryshe nga ndeshja e jashtëzakonshme me Dinamon, ku arriti të shënojë edhe dy gola, sot ishte në hije, falë edhe mbulimit të rreptë të Ndrekës të kombinuar me qendërmrojtësin brazilian Alain Kardek. Faza finalizuese ka qenë pika më e dobët e këtij takimi të shumëpritur. Gjyqtari Lorenc Jemini nxorri me dy kartona të verdhë dhe pastaj të kuq Durën. Paulin Dhëmbi i Partizanit pati mundësinë ideale për të shfrytëzuar gabimin e Maringlen Kapaj, por nuk ka arritur të shënojë në portën e Teutës. Teuta dhe Partizani ndodhen në brezin e dytë të renditjes së bashku me Tiranën dhe Vllazninë, ku të katër skuadrat kanë nga katër pikë. Në javën e tretë Teuta do të jetë mysafire në Fier kundër Apolonisë që ende nuk e ka shijuar pikën e parë, ndërsa Partizani do të presë në Tiranë , Luftëtarin që fitoi me meritë me Dinamon (2-0). SKEDA E NDESHJES Teuta - Partizani 0-0 E diel, 10 shtator 2006, ora 15:00, ne stadiumin "Niko Dovana" te Durresit Teuta: Kapllani, A.Duro, Vrapi, Tetova, Kapaj, Bespalla (Kuli 60'), Idrizovic (Kote 75'), Buna, Devolli, Mancaku (Gega 87'), Xhafaj. Tr. S.Starova Partizani: Shehi, Kardek, Ndreka, Beqiri, Babamusta, Gjyla, Hallaci, Dhembi, Karapici (Tafaj 80'), Abilaliaj (Bulku 65'), Progri (Malindi 76') Tr. N.Bajko Gjyqtare: L.Jemini (Tirane), E.Pjetrushi, E.Bicaku (Librazhd) Vezhgues: P.Aliko (Vlore) Kartona te verdhe: Mancaku, Xhafaj/ Beqiri, Karapici, Progri Karton i kuq: A.Duro ----------------------------------------------------------- REZULTATET E JAVËS SË DYTË Sot, 10 shtator 2006 Shkumbini-Elbasani 3-0 35' Rizvanolli , 69' Byzhyti, 75' Sefa Teuta-Partizani 0-0 Të shtunën, 9 shtator 2006 Tirana-Kastrioti 7-3 27' Salihi, 35' Bulku, 38' Salihi, 40' Sinani, 47' Sinani, 82' Salihi, Sinani 87'/ 36' Abazaj , 43' Osusi, 89 ‘Abazaj Luftëtari-Dinamo 2-0 38' Stafa, 45'+2 Nora Besa-Vllaznia 1-1 58' Bejzade, 62' Kraja (p) Flamurtari-Apolonia 4-0 15' Nenaj, 40' Nenaj, 75' Nenaj, 88' Strati RENDITJA PAS JAVES II 1.Shkumbini 2 ndeshje 6 pikë 2.Tirana 2/4 3.Partizani 2/4 4.Teuta 2/4 5.Vllaznia 2/4 6.Flamurtari 2/3 7.Luftëtari 2/3 8.Besa 2/2 9.Elbasani 2/1 10.Kastrioti 2/1 11.Dinamo 2/0 12.Apolonia 2/0 ---------------------------- GOLASHËNUESIT 4 gola: Hamdi Salihi (Tirana) 3 gola: Sinani (Tirana), Nenaj (Flamurtari) 2 gola: D.Xhafaj (Teuta), Abazaj (Kastrioti), Bejzade (Vllaznia) 1 gol: Plaku, Sulejmani (Apolonia), Binogol, Veliaj, Kraja (Besa), Ahmataj (Dinamo), F.Xhafa, Strati (Flamurtari), Stojku, Kuci (Elbasani), Ziambo, Osusi, Turdiu, (Kastrioti), Stafa, Nora (Luftëtari), Muzaka, Babamusta, Kardek (Partizani), A.Beqiri, Ramazani, Rizvanolli, Byzhyti, Sefa (Shkumbini), Mancaku (Teuta), Dede, Bulku (Tirana). ------------------------- STATISTIKAT E JAVËS SË DYTË 21 gola (42 gola në total) 1 penallti (4 në total) 1 dygolësh (2 në total) 2 tregolësh (2 në total) 21 kartona të verdhë (53 në total) 4 kartona të kuq (6 në total) --------------------------- NDESHJET E JAVËS SË TRETË 16 shtator 2006 Elbasani-Flamurtari Kastrioti-Shkumbini Vllaznia-Tirana (15 shtator 2006) Dinamo-Besa (15 shtator 2006) Partizani-Luftëtari Apolonia-Teuta ----------------------------