'> FMN: Kujdes me ekonominë
Ekonomia shqiptare ia ka dale me se miri t'i shpëtojë rënies ekonomike deri tani, por për shkak te zvogëlimit te hapësirave ne buxhet, hapësira qe deri tani kane zbutur goditjet e krizës ekonomike botërore, Shqipëria është ende e rrezikuar. Ky është konstatimi i shefi i misionit te Fondit Monetar Ndërkombëtar Gerwin Bell. Sipas tij, ekonomia shqiptare mund rritet këtë vit me 2-3%, po këshillon qeverinë dhe Bankën Qendrore te jete kujdesshme ne politikat fiskale e monetare. "Shkurtimi i buxhetit ishte hap pozitiv, por duhen ne vijim politika te kujdesshme fiskale e monetare. Ekonomia shqiptare tre muajt e fundit ishte me mire se ç'e kishim parashikuar po tani hapësirat ne buxhet qe zbutin goditjet e krizës ekonomike botërorë janë zvogëluar, ndërkohë qe situata ne tregjet ndërkombëtare është ende e vështire dhe risqet e saj nuk duhen nënvleftësuar. Dhe ato janë tre: Ka një kërkesë me te ulet te partnereve kryesore tregtare te Shqipërisë, rreziqet e sistemit financiar global do te vazhdojnë te jene te larta për disa kohe. Ka vështirësi ne tregun financiar për financimin e buxheteve sovrane. FMN-ja parashikon një rritje ekonomie 2-3% për vitin" - është shprehur Gerwin Bell.. Pas shkurtimit te shpenzimeve ne buxhet, ministri i Financave përjashtoi mundësinë e rritjes se taksave si një tjetër rruge qe te paktën matematikisht mund te shëndoshte arkën e shtetit. Për çdo nevoje FMN-ja i ka ofruar supin qeverise shqiptare, jo vetëm për t'u mbështetur me këshilla, por dhe me financime, por pasi u pyet nga media, ministri i Financave Bode e përjashtoi mundësinë e rikthimit te marrëdhënies se mëparshme qe qeveria ka pasur me këtë institucion. Debati qe ka ngritur opozita për besueshmërinë e shifrave te Institutit te Statiskave u be gjithashtu objekt i kësaj konference, debat qe sipas Bell mund te ngrihet larg retorikes e ne mënyrë konstruktive për statistikat jo vetëm ne Shqipëri. Por ministri i financave Bode e shfrytëzoi këtë situate për te sulmuar partine socialiste se po funksionon ne baze te teorive konspirative, jo vetëm për statistikat.