'> Hidhet shorti i Superligës

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot shortin për kampionatin e 72-te kombëtar, i cili starton ne 21 gusht. Ne javën e pare te Superligës, kampionet ne fuqi te Dinamos do te përballen me Flamurtarin. Fituesja e kupës, Besa, pret ne shtëpi skuadrën e Skënderbeut, ndërsa bardheblute e Tiranes udhëtojnë drejt Elbasanit. Takimet e tjera janë: Vllaznia-Bylis, Shkumbini-Kastrioti dhe Teuta-Laçi. Derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo do te luhet ne javën e 7-te dhe ne javën e 18-te. Superliga edhe këtë sezon do te jete me tre faza, ndërsa takimet do te ndahen ne tre ditët e fundit te javës.