'> Franca kundër ndryshimit te kufijve të Kosovës

Franca njeh kufijtë aktual te shtetit te pavarur te Kosovës dhe nuk mbështet planet e Beogradit për shkëmbim territoresh. Kështu është shprehur ambasadori francez ne Kosovë, Jean Fraçois Fito për mediet ne Prishtinë, ndërsa shtoi se pas vendimit te GJND, Serbia dhe Kosova duhet te nisin një seri negociatash për çështje teknike. Ambasadori francez sqaroi se përpjekjet për te transformuar nëntekstin e deklaratave te tij nga mediet ne Beograd lidhur me rajonin e Mitrovicës janë te shëmtuara dhe ripërsëriti qëndrimin e Francës se nuk pranon autonominë e veçante te Mitrovicës sikurse pretendohet nga Serbia. Duke folur për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare me 22 korrik, lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë se Kosovës, Fito theksoi se pritet qe ky vendim, qe ka vetëm rol këshillues te jete ne favor te Kosovës. Ndërkohë, Beogradi zyrtar vijon me deklaratat e saj provokuese për Kosovën. Kryeministri Mirko Cvetkoviç deklaroi ne Beograd se vendimi i Hagës për pavarësinë do t'i japë një goditje Kosovës, pasi nuk do te njohë shtetin me te ri ne Ballkan.