'> Bochardt: Integrimi, pas reformave

"Integrimi i Shqipërisë ne Bashkimin Evropian varet vetëm nga reformat dhe plotësimi i kushteve te kërkuara nga ndërkombëtaret." Ketë fakt ka ritheksuar ambasadori gjerman Bochardt gjate inaugurimit te një ujësjellësi ne Berat ku ndodhej se bashku me shefin e qeverise. "Integrimi ka të bëjë me plotësimin e disa kushteve. Për këtë ne duhet t'i bëjmë të qartë qytetarëve në Evropë se vendet kandidate për statusin i plotësojnë këto kushte. Por nga ana tjetër ne e dimë që këto kushte janë të vështira për tu plotësuar dhe pikërisht për këtë arsye ne e kemi rritur mbështetjen tonë për Shqipërinë," tha Bernd Bochardt, ambasador i Gjermanisë ne Tirane. Nga ana e tij, kryeministri Berisha pasi beri një përmbledhje te arritjeve dhe investimeve te qeverise, deklaroi se rrugët do te jene prioritet i qeverise. "Ju garantoj se Boshti i Jugut mbetet projekti më madhor i këtij mandati, projekti ka përfunduar plotësisht, është në vlerësim dhe financimet për këtë projekt janë të garantuara. Ju garantoj se qeveria në këtë qytet do të rindërtojë të gjitha rrugët që sjellin në Berat banorë nga Tirana dhe nga jugu i vendit. Ndërtimi një ujësjellësi të ri për Kuçovën, modernizimi i ujësjellësit të Uznovës, realizimi i projektit ambicioz 24 orë ujë përbën një domosdoshmëri, por nga ana tjetër, së bashku duhet të bëjmë çdo gjë të mundur për një mirë administrim sepse kemi 20 vite që ecim në një sistem të ri kurse uji ka mbetur sërish në socializëm," tha Berisha. Ujësjellësi i ri ne vendburimin e Bogovës për te cilin janë akorduar rreth 800 milionë leke, kryesisht nga qeveria gjermane, pritet te furnizoje 24 ore me ujë Beratin, Kuçovën dhe komunat përreth.