E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Dy te vdekur nga aksidentet ne Fier

Dy te vdekur dhe katër te plagosur është bilanci i aksidenteve ne rrethin e Fierit gjate 24 orëve te fundit. Një fëmijë 3 vjeç ka vdekur ndërsa katër anëtarët e tjerë te familjes se Sokrat Dules janë plagosur rende, pas daljes nga rruga te makinës me te cilën udhëtonin. Sipas eksperteve, ne afërsi te fshatit Feras, shoferi ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar. Makina ka përfunduar ne kanalin anësor te rrugës te mbushur me ujë. Për pasoje fëmija është mbytur nga uji qe pothuajse mbuloi mjetin. Për shkak te përgjumjes ndërsa drejtonte makinën, një polic rrugor ka gjetur vdekjen ne unazën e qytetit te Fierit. Roland Musaraj qe punonte prej 20 vjetësh ne sektorin e qarkullimit rrugor te Lushnjes, po kthehej ne shtëpi rreth orës 04:00 te mëngjesit, kur është aksidentuar. Sipas policisë shoferi ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me një kamionçine te parkuar ne ane te rrugës. Nga goditja e forte, polici 50 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›