'> Asnjë polic ne autostradën Fushe Kruje- Lezhe

Sezoni turistik është shoqëruar me rritje te ndjeshme te numrit te aksidenteve. Sipas eksperteve, shkaku kryesor është mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor nga emigrantet. Listën e segmenteve me problematike e kryeson autostrada Fushe Kruje-Lezhe. Por edhe pse thuajse çdo dite vdesin apo plagosen udhëtarë, përgjatë kësaj rruge mungojnë patrullat e policisë rrugore. Ne një gjatësi prej 46 km, nuk te zë syri asnjë efektiv te policisë. Problem mbetet edhe mungesa e ndriçimit apo sinjalistikes gjate natës. Postbllok policie nuk është vendosur as ne kryqëzimin e rrugës se sapondërtuar qe lidhet me veriun e vendit.