E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Atentat avionit te Fazlliç?

Pas ngjarjes se ditës se enjte, ku avioni i biznesmenit te njohur serbo boshnjak Damir Fazlliç u rrezua teksa ulej ne aeroportin "Brachko", organet hetuese ne Kroaci po vijojnë investigimin për zbardhjen e plote te ngjarjes. Mediet vendase njoftojnë se vendi ku u rrezua avioni është ruajtur deri te premten ne mbrëmje, ndërsa ate e ka vizituar vete inspektori i drejtorisë për kontrollin ajror, Dinko Vodanovic, i cili është një nder personat kyç te këtij hetimi. Sipas burimeve te pakonfirmuara, dyshohet se një nder pistat e hetimit, është edhe mundësia e një atentati ndaj biznesmenit. Avioni i biznesmenit Fazlliç u rrezua ditën e enjte ne mbrëmje. Ne momentin e daljes jashtë piste ne avion ndodhej Damir Fazlliç dhe avokati i tij Ivan Zogovic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›