'> "Gërdeci", debat për avokatet
Mungesa e tre avokateve mbrojtës, e ka bere te pamundur zhvillimin e seancës se radhës për tragjedinë e Gërdecit. Por shtyrja e saj nga trupi gjykues ka sjelle reagimin e avokatit Maks Haxhia, i cili mbron ne proces te pandehurin Mihal Delijorgji dhe shoqërinë "Albademil". Haxhia i kërkoi gjykatës te mos penalizonte mbrojtësit e tjerë ligjore, për shkak mosprezences se disa avokateve. Por kryetari i trupit gjykues Ridvan Hado ka replikuar me Maks Haxhine, duke i thënë se ai si kryetar i dhomës se avokatisë mund ta zgjidhe këtë problem. Ndërkohë tre dëshmitaret e thirrur nuk janë marre ne pyetje, ndërsa seanca e radhës u caktua ne datën 2 korrik. Gjykimi për tragjedinë e Gerdecit ka nisur një vit me pare ne gjykatën e tiranes. Deri tani, janë marre ne pyetje 160 dëshmitarë nga 390 te kërkuar nga akuza.