E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Marredheniet Turqi-Izrael

Pas incidentit te 31 majit ku 9 qytetare turq mbeten te vrare nga përleshjet me komandot izraelite, ndërsa po dërgonin ndihmat humanitare ne rripin e Gazës, Turqia nuk ka lejuar qe një avion ushtarak izraelit te kaloje mbi hapësirën e saj ajrore. Ne një reagim te menjëhershëm publik nga Toronto, kryeministri Erdogan ka konfirmuar qëndrimin e palës turke me argumentin e marrëdhënieve te ngrira me Izraelin qe prej ngjarjes se 31 majit. Mediat vendase theksojnë se Turqia ka marre masa qe te ndaloje çdo udhëtim zyrtar te shtetit izraelit por pa prekur fluturimet e qytetareve te thjeshte. Ndërkohë qeveria ne Izrael ka transmetuar ne media një tjetër video me rreze infra te kuqe, ku shihet se pjesëtaret e bordit te anijes godasin me mjete te forta komandot teksa ulen ne direkun e anijes. Si pasoje e këtij incidenti, ku mbeten te vrare 9 vete, Turqia ka kërkuar ne kombet e bashkuara marrjen e masave ndaj izraelit. Ndërkohë qe qeveria e Netanjahut ka ndërmarre një hetim edhe me eksperte ndërkombëtar për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›