'> Samiti G20, reduktim deficitit buxhetor

Pas disa debateve mes kancelares gjermane Angela Merkel qe përfaqësonte vendet e BE-se dhe presidentit amerikan Obama mbi masat për krizën globale, shtetet me te industrializuara te botes, gjate samitit te G-20 ne Toronto, kane rene dakord te reduktojnë deficitin buxhetor te shteteve, duke shtuar ndërkohë paketat stimuluese për ekonominë, brenda vitit 2013. Kjo marrëveshje është arritur pas ndërmjetësimit te vendit mikpritës, Kanadasë, për uljen e deficitit brenda tre vjetësh, ndërsa, i kërkohet shteteve qe deri ne vitin 2016, qeveritë te stabilizojnë ose te fillojnë te reduktojnë përqindjen e borxheve te tyre ne baze te prodhimit te përgjithshëm te brendshëm. E ne kohen qe 20 shtetet me te zhvilluara ekonomike pranuan njëzëri deklaratën, policia ne rrugët e Torontos mobilizoi forcat për te marre nen kontroll situatën e trazuar si pasoje e rebelimit te një grupi tubuesish. Si pasoje e përleshjeve me policinë u plagosen dhjetëra vete ndërsa policia njofton se janë arrestuar 600 protestues.