'> Buxheti, te hënën ne Kuvend

Dy dite para diskutimeve ne kuvend për ndryshimet ne buxhetin e shtetit, opozita e ka konsideruar këtë si draftin e krizës ekonomike. Deputeti Ilir Beqja tha se te gjithë treguesit fiskale ne këtë 6 mujor janë me mos realizime, çka te bën te mendosh se pjesa e dyte e vitit do te jete një dështim me vete për ekonominë, e për rrjedhoje edhe për qeverisjen. Ekspertet e ekonomisë vlerësojnë nismën e qeverise për te shkurtuar shpenzimet me 39 miliard leke, por vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve nuk ishte një lëvizje e duhur, ne kushtet kur arka e shtetit nuk është ne një gjendje te shëndoshe. Nga ana tjetër si për te treguar se institucionet ndërkombëtare besojnë tek ekonomia shqiptare, kreu i qeverise Berisha deklaroi pak dite me pare se ka marre një kredi prej 3.2 miliard euro nga bankat e huaja. Fonde këto për te cilat është rene dakord parimisht, por siç ndodh me financimet e huaja, do te duhet shume kohe deri sa te mbërrijnë realisht ne zonat ku janë premtuar për investime.