'> PS: Te hetohet Dritan Prifti

Partia Socialiste i kërkon prokurores se përgjithshme Ina Rama te mos heshte, por te nise hetimet për ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti, lidhur me mënyrën se si ai e ngriti me 1.8 milion euro pasurinë e tij ne një vit. "Në ç'vend të botës demokratike, kompania e kushëririt të ministrit të Shëndetësisë mund të fitojë miliona euro tenderë për ilaçe nga ministri kushëri, për t'i paguar pastaj 1.8 milion euro kolegut të partisë të ministrit kushëri? Këto gjëra mund të ndodhin vetëm në ndonjë republikë afrikane dhe nën pushtetin e çiftit Berisha-Meta. Është e pafalshme për institucionet e drejtësisë, e veçanërisht për Prokurorinë e Përgjithshme të mos nisë hetimet për këtë aferë të pastër korruptive. Prandaj i bëjmë thirrje kryeprokurores që ta thyejë heshtjen e saj dhe të fillojë menjëherë zbardhjen e kësaj çështjeje," u shpreh Xhacka. Ndërsa pritet qe padia për Priftin te dorëzohet te hënën ne organet e drejtësisë, Bashkia e Tiranes gjithashtu kërkoi nga gjyqësori qe t'i shqyrtoje me profesionalizëm padite qe ajo ka ngritur ndaj kryeministrit Berisha, disa deputeteve demokrate, zëdhënëses se selisë blu, por edhe ndaj asaj te ministrit Prifti. Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas te cilës, kreu i opozitës Edi Rama me sulmin ndaj ministrave te kësaj force politike, po dëshmon dëshpërimin e tij politik. Sipas LSI asnjë nga këto sulme nuk mund te fshehe dështimin e Rames ne krye te PS, abuzimet ne krye te Bashkise se Tiranes, apo dhe paaftësinë për miratimin e buxhetit te saj. Ne deklaratën e saj LSI thotë se ndryshe nga Rama, ministrat e LSI janë ata qe kane merita kryesore ne hapat e Integrimit te vendit ne BE.