'> Gjoni: Policia bën propagande

Partia Socialiste akuzon qeverinë se po përdor policinë e shtetit për propagande dhe interesat te ngushta te Partisë ne pushtet. Sipas deputetit Ilir Gjoni, ish-ministër i Brendshëm shembull për këtë ishte analiza 6 mujore e policise se shtetit, ku ministri Basha renditi një sërë arritjesh, duke harruar garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve. Shifrat e rritjes se krimit janë edhe me alarmante sipas opozitës, ndërkohë qe ne pranga nuk bien kokat e krimit apo te korrupsionit. "Në radhët e 361 autorëve të krimit financiar, korrupsionit dhe krimit ekonomik, figurojnë në përgjithësi "peshq" të vegjël, viktima e nëpunës të rangjeve të ulëta e të mesme, ndërsa peshkaqenët e vërtetë, vazhdojnë të drejtojnë Ministri, drejtori e dikastere të rëndësishme. Për rritjen e kriminalitetit, duke ju referuar informacionit zyrtar, flasin shifrat e mëposhtme të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar: 2.7 herë më shumë drogë e qarkulluar dhe e kapur, pa llogaritur sasinë e konsiderueshme që ka kaluar e qetë kufirin shqiptar, 23% më shumë trafiqe të paligjshme, 156 vepra penale më shume në fushën e krimit financiar, korrupsionit dhe krimit ekonomik, 33 vepra penale më shumë kundër personit dhe ulje të fuqisë zbuluese me 3%, 27 vjedhje me dhunë më shumë etj", tha deputeti i PS. Sipas Gjonit, angazhimi i policisë se shtetit ne mase te madhe gjate grevës se urisë se socialisteve ishte e panevojshme, pasi tubimet ishin paqësore, ne ndryshim me tubimet e demokrateve ne opozite. "Në imagjinatën e tij ai ju referua demonstrimeve të opozitës ndërkohë që anashkalon faktin se në protestat e opozitës, përveç faktit të hipjes së tij majë çatisë kryeministrore rrethuar nga snajperë e badigardë në këqyrje të protestuesve paqësore, nuk u thye asnjë xham e as nuk u sulmua asnjë komisariat, apo institucion shtetëror, ashtu siç ndodhte me protestuesit e partisë së tij në 1998, 2000, e 2001. Sipas Gjonit gjithçka është pasojë e atyre qe i cilësoi pseudoreforma politike, në radhët e Policisë së Shtetit.