'> Greqi, sulmi ndaj shqiptareve
Sulmi ndaj pasagjereve shqiptare qe udhëtonin me autobusë te linjës Athinë-Tiranë është kryer nga një bande e qytetit Agrinios. Kështu shkruan gazeta greke "Kathimerini", sipas te cilës disa persona te armatosur me maska, te dyshuar si anëtarë te një bande ne Grinjos, kane hyre ne mesnate ne një kafe te zonës dhe kane qëlluar me kallashnikovë. Sipas "Kathimerini", ne çastin e bastisjes ne lokal ndodheshin 120 pasagjere te cilët po bënin një pushim te shkurtër. "Kathimerini" shkruan se nga sulmi i agresoreve janë plagosur tre persona Vangjel Stavro 15- vjeç dhe Soni Hodaj 29-vjeç te cilët janë jashtë rrezikut për jetën. E vetmja qe po merr mjekimin ende ne spital është Efimi Bika 66 vjeç, e cila u plagos ne qafe. Gazeta greke njofton se policia ka nisur aksionin për arrestimin e autoreve te kësaj ngjarje te rende. Menjëherë pas këtij sulmi ministria e Jashtme shqiptare i ka kërkuar autoriteteve te shtetit fqinj qe te zbardhe sa me shpejt rrethanat dhe motivet e ngjarjes si dhe te beje prangosjen e autoreve.