'> Bojaxhiu: Kthim në Hamallaj

Nuk ka kthim pas ne vendimit për prishjen e nderimeve pa leje, jo vetëm ne Hamallaj, por edhe ne çdo vend tjetër ku objektet nuk janë pjese e procesit te legalizimit. Ajo qe pritet është qe policia e shtetit te beje gati planin e masave, pasi ndërhyrja serish ne Hamallaj është çështje ditësh. Për kryeinspektorin ndërtimor, bashkëpunimi me policinë është në një moment qe ka nevoje për përmirësim. Ndërsa mesazhi për banoret e zonës se Durrësit, ku do te vijoje aksioni është i qarte. Pak dite me pare, ne komunën Hamallaj te qarkut Durrës u krijuar një situate e pazakonte, ku banore te zonës i bene rezistence te forte policisë për te mos prishur ndërtimet pa leje. Një aksion ky qe mund te konsiderohet një dështim i uniformave blu, pasi disa efektive edhe u plagosen.