'> Meta: Rama të reflektoje

Zv. kryeministri Ilir Meta, aleati kryesor i Berishës, i kërkon Partisë Socialiste të reflektojë për qëndrimet më të fundit, të cilat sipas tij jo vetëm nuk e ndihmojnë atë, por edhe pengojnë perspektiven evropiane te Shqipërisë. Duke folur për Vizion Plus, Meta shprehet se opozita e ka për detyre të japë konsensus, sidomos në parlament, aty ku kalojnë ligjet. Duke folur për herë të parë për dekretet e presidentit për anëtaret e gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Meta la të kuptohet se mbështet transparencën në përzgjedhjen e kandidateve, por shpreh çudi për gjithë debatin e fokusuar tek ndryshimi i rregullores së Kuvendit për votimin e tyre. Meta i ka kërkuar opozitës të përfshihet seriozisht në reformën zgjedhore, pasi sipas tij, këto ndryshime janë të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme lokale.