'> Dekretet, Çomo përballë mazhorances
Vitet e punës si zevendesminister i Drejtësisë ne kohen e pushtetit socialist, janë kthyer ne pike e dobët për kandidatin për ne Gjykatën e Larte, Sokol Çomo, nisur kjo nga pyetjet e deputeteve demokrate ne komisionin e ligjeve. Gjate seancës dëgjimore, te zgjedhurit e mazhorances, kane shprehur dyshime për sfondin politik ne karrierën e zotit Çomo. I dekretuari i Presidentit për ne gjykatën e Larte, evidentoi tre probleme kryesore ne gjyqësor: profesionalizmin e ulet, mungesën e transparencës dhe korrupsionin. Çomo nuk preferoi te jepte përgjigje, nëse gjyqtaret qe kane dhënë vendime politike duhet te privohen nga karriera ne shkallet e larta te gjyqësorit,duke theksuar se ai vete për shkak te moshës se re, është jashtë këtij debati.Zoti Çomo tha se nuk mund te beje kritikun e vendimeve te sistemit te drejtësisë, por shpesh nuk pajtohet me vendimet e kolegeve. Ditën e mërkurë përballë komisionit te ligjeve, do te jete i përzgjedhuri i trete për te zënë vend ne gjykatën eL, Vexhi Muçmata.