'> Buxheti, preken investimet publike

Ngrirja e rreth 30 miliard lekeve nga buxheti i shtetit, me qellim shkurtimin e shpenzimeve për shkak te krizës qe ka përfshirë buxhetin, ka sjelle bllokim te investimeve publike. Nder to përfshihen edhe vepra madhore si rruga Tirane - Elbasan, ende e patenderuar apo Rruga e Arbrit. Niveli i investimeve ne gjashtëmujorin e pare te vitit mbetet i ulet, fakt i cili konfirmohet edhe nga numri i paket i tenderimeve. Zëvendës ministri i punëve publike Ernest Noka pohon se po punohet vetëm me kontratat e lidhura një vit me pare, por ai premton se ne pjesën e mbetur te vitit do te ketë një numër me te larte te tenderimeve. Mungesa e parave ne buxhet ka bere qe qeveria te ktheje sytë nga dhënia me koncesion e veprave publike, por edhe duke kërkuar ndihme nga donatoret. Qeveria po përgatitet te shkurtoje rreth 5 % te buxhetit te shtetit. Ky fakt erdhi si pasoje e euforizmit te qeverise për te planifikuar një buxhet me te fryre nga sa realisht premtonte situata ekonomike.