E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi i barnave masa per mjeket dhe farmacite

Drejtoria e Kontrollit Paresor dhe Farmaceutik ne ISKSH ka realizuar nje numer kontrollesh gjate 3 muajve te fundit. Sipas Pjerin Kodracaj drejtor i Kontrollit Paresor dhe Farmaceutik ne ISKSH nga kontrollet e ushtruara ne Diber Elbasan Korce ku jane kontrolluar gjithsej 48 qendra shendetesore dhe pika shendetesore ne varesi te ketyre qendrave. Ne baze te treguesve te rimbursimit jane ushtruar kontrolle te plota tek 121 mjeke te pergjithshem MP dhe mjeke te familjes MF te kontraktuar me keto qendra per permiresimin e punes dhe per zbatimin e detyrimeve kontratuale nga ana e Q. Sh. me synim permiresimin e sherbimit shendetesor ndaj pacienteve. Gjoba per shkelje te kontrates jane vendosur gjoba ne vleren 27 000 leke. Shkelje gjithashtu nga ana e infermiereve te pikes qe lidhet me zbatimin e orarit te punes plotesimin e dokumentacionit formularit te vizites dhe procedurave mjekesore. Ne total eshte vendosur kusht penal ne vleren 40 000 leke. Nga specialistet e sektorit te Kontrollit te Farmacive jane ushtruar kontrolle ne farmacite me tregues te larte te rimbursimit si dhe luhatje te ndjeshme te vlerave te rimbursimeve mujore. Zgjidhje kontrate per nje subjekt farmaceutik per shkelje te kontrates per mos ushtrim te profesionit nga drejtuesi teknik apo farmacisti i larte i deklaruar ne DRSKSH.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›