Bashkia heq inertet bllokon dhe lavazhet
Bashkia e Tiranes ka nisur dje nje aksion per pastrimin e territorit te Liqenit Artificial te Tiranes nga inertet mbeturinat dhe ujerat e zeza. Inspektorati i Bashkise bllokoi dje shtate subjekte dhe disa familje qe shkarkonin ne liqen ujerat e zeza. Gjithashtu u shkeputen disa lidhje te paligjshme qe kishin krijuar disa lavazhe ne ate zone te cilet ushtronin aktivitetin e tyre duke shfrytezuar ujin e liqenit. Kjo eshte faza e pare e aksionit. Faza e dyte eshte afatgjate dhe ka te beje me vendosjen ne pune te kanalit komunikues mes Liqenit Artificial dhe Liqenit te Farkes cka do te siguroje ekuilibrin e duhur hidrik rehabilitimi i plote i diges si dhe rregullimi dhe venia ne funksion normal i kolektorit te diges.