Iran, kleriku kërkon dënime me vdekje ndaj forcave opozitare
Kleriku i vijës së ashpër që drejton Këshillin e Gardianëve në Iran, Ahmad Jannati i ka bërë thirrje autoriteteve të ekzekutojnë më shumë aktivistë të opozitës me qëllim që t'i jepet fund demonstratave anti qeveritare.
Kleriku, Ajatollah Ahmad Jannati u shpreh se autoritetet iraniane kishin treguar dobësi ër të toleruar forcat opozitare për të ndërmarrë protesta pas zhvillimit të zgjedhjeve në shtetin islamik. Sipas Jannatit ngjarjet e vitit të kaluar sollën protesta të tjera. Kleriku Iranian e dha këtë deklaratë të ashpër gjatë ceremonive të lutjes në Teheran, dy ditë pasi Irani vari me litar dy persona. Mohamad Reza Ali Zamani dhe Arash Rahmani Pour u dënuan si anëtarë të një grupi të ndaluar pro monarkist që po komplotonte sipas autoriteteve iraniane, kundër republikës islamiste. Nëntë të tjerë përballen me dënime me vdekje.