Konferenca e Londrës,140 milionë dollarë për Afganistanin
Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband njoftoi premtimin dje në përfundim të takimit njëditor ku morrën pjesë delegatë nga rreth 70 vende. Kryeministri britanik Gordon Brown tha se fondi i ri do të financojë programe të ripajtimit dhe do të japë alternativa ekonomike për ata që nuk kanë asnjë mundësi.Presidenti afgan Hamid Karzai tha se do të thërrasë një këshill të paqes me përbërjen e udhëheqësve fisnorë ku do të ftojë anëtarë të Talebanit për të diskutuar ripajtimin në Afganistan.