E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni 2006 / Greqia fiton "derbin" e grupit C me Turqine

Greqi - Turqi 76-69
Greqia dhe Turqia ishin te vetmet skuadra qe nuk njihnin humbjen
perpara kesaj ndeshje, prandaj luftohej per te ruajtur nje rekord perfekt dhe per te zene vendin e pare ne grup. Greket dolen fitimtare fale nje loje te mire si skuader ku Papdopulos shenoi 17 pike, akiouzis po 17, Schortsianitis 14, Spanoulis 11 dhe Fotsis po 11. Ndersa per turqit lojtari me i mire ishte padyshim Serkan Erdogan me 30 pike. Ermal Turkoglu shenoi vetem 4 pike ne 24 minuta.
* * *
Australi - Katar 93-46
Australia shkatarroi Katarin ne ndeshjen e fundit ne grup dhe siguroi
kualifikimin fale fitore se Lituanise kunder Brazilit, duke zene vendin
e katert ne grup. Mark Worthington shenoi 17 pike dhe kapiteni Jason
Smith shtoi 16 per Australine e cila u shkeput qe ne pjesen e dyte. Trajneri i Katarit (0-5) Joey Stiebing, kishte fjale te mira per kundershtaret, por jo per lojtaret e tij. "Urime trajnerit dhe skuadres se Autralise. Ata treguan se si duhet te luaj nje skuader. Jam i zhgenjyer nga djemte e mi. Mendoja se kishin me shume deshire dhe zemer" tha ai pas humbjes.
* * *
Lituani - Brazil 79-74
Lituania luajti shume mire ne pjesen e katert dhe arriti fitoren dhe
vendin e trete ne grup. Dukej sikur Brazili do fitonte pa probleme pasi ne 3 pjeset e para kryesonte 57-44, por ne pjesen e fundit lituanezet moren lojen ne dore duke shenuar 35 pike kundrejt 17 te brazilianeve qe tani e shohin veten ne vend te peste ne grup, perpara Katarit dhe jashte botrorit. Per Lituanine me te miret ishin Macijauskas me 21 pike dhe 7 ribaunde, si dhe Gustas me 19 pike dhe 4 asiste. Per brazilianet (1-4) me i miri ne fushe ishte Tiago Splitter me 17 pike dhe 7 ibaunde.
Eni Zejnati
--------------------------
Renditja
Greqia 5/0 - 10 pike
Turqia 4/1 - 9 pike
Lituania 3/2 - 8 pike
Australia 2/3 - 7 pike
Brazili 1/4 - 6 pike
Katari 0/5 - 5 pike

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›