E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e PSG: “Lorik Cana, “tradhëtari i parizienëve”

Futbolli francez është dominuar gjithmonë nga rivaliteti. Periudha e merkatos së verës do të përfundojë shumë shpejt. Kampionati francez ka disa javë që ka filluar. Te Paris Sën Zhermeni, është kthyer në një zakon që lojtarët e tij të "emigrojnë" gjithmonë drejt armikut të përhershëm, Olimpikut të Marsejës, ku përmenden emrat e Zhoslin Angloma, Ksavier Gravlen, Florian Moris, Zheromy Lerua, Stefan Dalmat, Andre Luis.
Dy vitet e fundit ishin parë lëvizje dhe mbërritje vetëm në një drejtim: nga Olimpiku i Marsejës drejt Paris Sën Zhermenit.
Deri atëherë kur në merkaton e sezonit 2004-2005 me Dehu, Fioreze dhe në atë të sezonit 2005-2006 me Lorik Canën.
Faqja sportive franceze, misionr.football.fr, mbështetëse e klubit kryeqytetas, PSG, analizon "tradhëtinë" e Lorik Canës. "Është shumë e kuptueshme që Lorik Cana, për parizienët është Lorik Judas Cana", shkruan ultrasi e ekipit parizien. "Nga viti 2000 dhe deri në vitin 2006, PSG kishte ndihmuar në procedurat e mbërritjes së familjes së tij në Francë, në vend të qëndronin në Shqipëri. Sapo ai u transferua në mënyrë të beftë te Olimpiku i Marsejës, ai deklaroi: "Bashkohem me klubin e zëmrës sime". Patjetër që ishin fjalë për të marrë përkrahjen e tifozëve", shkruan i revoltuar "armiku" i Lorik Canës. "Por si mund të thuash këto fjalë kundër klubit që të ka zbuluar, që humbet një lojtar dhe për më tepër që niset te klubi armik. Por, për parizienët ky nuk ishte fundi i suprizave. Në fakt fjalët e tij "Bashkohem me klubin e zëmrës sime", morrën kuptimin e vërtetë atëherë kur Loriku shënoi gjatë ndeshjes në "Velodrom" kundër PSG. Ai shprehu gëzimin ashtu si kundër pak lojtarë e bëjnë me një cmenduri impresionuese duke harruar sigurisht gjithcka që Paris Sën Zhermeni kishte bërë për të", -përfundon shkrimi në forumin e sitit francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›