Ermal Kurtoglu (Kuqo): “Botërori, një eksperiencë shumë e rëndësishme”

Basketbollisti shqiptar Ermal Kurtoglu (Kuqo), që luan për përfaqësuesen e Turqisë, flet për FIBA-n para ndeshjes me Greqinë. Ndeshja e zhvilluar disa orë më pas përfundoi me fitoren e Greqisë 76-69. Ermali shënoi vetëm 4 pikë në 24 minuta
---------------------
Intervista e plotë
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës surprizë të Kampionatit Botëror të Basketbollit Japoni 2006, është Ermal Turkoglu. Shtatlarti i fuqishëm i ka dhënë një ndihmë të madhe Turqisë dhe trajneri e ka përdorur mesatarisht nga 20 minuta për ndeshje. Ermali ka lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe shkoi në Turqi në mesin e viteve '90 me familjen e tij. Ai foli me gazetarin e FIBA-s përpara ndeshjes me Greqinë.
Gazetari: Turqia ka shumë lojtarë të rinj, por megjithatë funksionon
shumë mirë. Si e shpjegoni?
Kurtoglu(Kuqo): Ne kombinojmë eksperiencën e 5-6 lojtarëve me energjinë dhe talentin e të rinjve. Deri tani ka funksionuar. Luajmë fort dhe edhe me kualitet. Luajmë edhe në një grup të fortë dhe këto ndeshje jane një eksperiencë shumë e rëndësishme për të gjithë.
Gazetari: Në të gjitha ndeshjet keni shënuar 73 deri në 76 pikë si
skuadër.Është rastësi apo kështu e keni planifikuar?
Kurtoglu: Mundohemi të mbrojmë sa më mirë dhe t'u lejojmë kundërshtarëve 15-16 pikë për pjesë dhe gjithashtu mundohemi të shenojmë dicka më shumë. Mundohemi të mbrojmë sa më fort, dhe kur mbron fort atëherë të krijohen mundësi shënimi në kundërsulm. Nuk e kemi planifikuar atë sasi pikësh për ndeshje, është thjesht fat.
Gazetari: Sa i rëndësishëm është Ibrahim Kutluay për skuadrën ? Duket
si lideri i skuadrës.
Kurtoglu: Ai është lojtari më me eksperiencë, jo vetëm i kësaj skuadre,
por i historisë së Turqisë. Ka luajtur në NBA dhe është lojtari i parë turk që ka fituar EuroLigën përkrah shumë gjërave të tjera. Është si vëllai ynë i madh. Ai është një yll në Turqi, të gjithë e njohin.
Gazetari: Cfarë ka ndodhur që nga Kampionati Europian që e ka bërë këtë skuadër kaq të mirë?
Kurtoglu: Besoj se tani luajmë më shumë si skuadër dhe pasojmë më shumë
topin. Në skuadrën tonë ka rreth 6-7 lojtare që pa problem mund të
shënojnë 20 pikë në ndeshje, por për ne nuk ka rëndesi kush shënon. Të gjithë japin 100%.
Gazetari: Në Turqi njerëzit nuk besonin se kjo Kombëtare kishte shanse. Ju ka bërë kjo më ambicioz?
Kurtoglu: Kishin shumë kritika në Turqi.Por kjo na motivoi më shumë.
Është e vërtetë se disa nga lojtarët më të mirë si Kurtoglu etj, nuk erdhën, por megjithatë ne kemi lojtarë të tjerë shumë të mirë në ketë skuadër.
Gazetari: Të enjten luani me Greqinë për vendin e parë në grup, a është
ndeshje më speciale se të tjerat?
Kurtoglu: Ka 1000 arsye pse kjo ndeshje është speciale për ne. Të dyja,
skuadrat janë pa humbje, është në lojë vendi i parë në grup, ata janë
dhe Kampionet e Europës që është një tjetër motivim. Dhe trajnerin e tyre Panagiotis e kam parë shumë kur luante kur unë isha e vogël dhe tani është një trajner shumë i mirë. Duam ta fitojmë këtë ndeshje.
Gazetari: A jeni favoritë në këtë ndeshje?
Kurtoglu: Nuk besoj se ka favoritë në këtë ndeshje. Unë mendoj se ne
këtë kampionat janë rreth 4 skuadra që janë më të keqijat dhe 3 skuadra, SHBA, Argjentina dhe Spanja që janë më të mirat. Skuadrat e tjera pastaj jane të balancuara.
Gazetari: A ëndërron për medalje?
Kurtoglu: Kjo është më shumë se një ëndërr për ne. Tani eshte dicka qe
me të vërtetë mund ta arrijme. Është realitet që mund ta marrim një medalje. Nuk dua të ëndërroj shumë, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu si kemi luajtur, atëherë nuk ka pse të mos e marrim një medalje.
Përgatiti për albania-sport.com Eni Zejnati