E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Rinia braktis librin

Përpjekjet e dikurshme te nxënësve për te marre titullin "Miku i librit", sot nuk ekzistojnë. Rinia shqiptare nuk ka me dëshirë dhe as shtyse për te lexuar libra. Sipas një studimi te bere nga UNICEF ka rezultuar se 60 % e familjeve nuk kane asnjë libër ne shtëpi, 28% kane vetëm 5 libra ndërsa 18% kane me shume se 6. Shifrat alarmante janë publikuar gjate prezantimit te një projekti nga UNICEF dhe ministria e arsimit për pajisjen e 900 kopshteve me biblioteka cilësore. Aktualisht ne kopshte ka pak libra për fëmijët madje edhe ata janë te papërshtatshëm për grupmoshat e tyre. Kështu ndodh ne kopshtet e qyteteve pasi ne zonat rurale as qe mund te flitet për libra apo biblioteka. Megjithatë ministri i Arsimit premtoi qe ne 2011 do te përfundojë ngritja e bibliotekave cilësore edhe ne zonat rurale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›