E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Kontroll ushqimeve ne treg

Konsumatori shqiptar nuk është i mbrojtur nga produktet qe tregtohen, për sa i përket përbërjes se tyre apo dhe çmimit. Ky fakt konstatohet ne tregun e ashtuquajtur 'fshatar'. Ne një nga tregjet e mëdha te Tiranes, tek Uzina Dinamo, Ministria e bujqësisë ka bllokuar një sasi djathi, qe rezultonte te ishte prodhuar me amidon. Një fakt i tille nuk deklarohej nga tregtaret, duke mashtruar qytetaret, si ne cilësi ashtu edhe ne kosto. Ne këtë treg ushtrojnë veprimtarinë 37 tregtare, te cilët shesin këtë produkt, por edhe pse e kane detyrim ligjor, asnjë prej tyre nuk e vendos etiketën për përbërjen e produktit. Subjekti është gjobitur nga inspektori me një shume simbolike prej 5 mije lekesh. E megjithatë higjiena ne këtë treg le për te dëshiruar, ndaj dhe isnpektoriati ka kërkuar përmirësim te situatës. Shume qytetare te Tiranes blejnë këtu, për shkak te prodhimeve te vendit qe tregtohen dhe çmimeve relativisht me te ulëta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›