Dervishi, gol tripikësh për ditëlindje“Nuk ka dyshim se goli është dhurata më e bukur për mua” – u shpreh Dervishi, i cili luan prej 11 sezonesh me Shkumbinin, nga ai 1998-1999, teksa e ka veshur fanellën bardhekaltër në 214 ndeshje, duke shënu

Roland Dervishi i Shkumbinit shënoi vetëm një nga 14 golat e javës së 20-të të Kategorisë Superiore (260 gola në total deri tani), por goli i tij i realizuar në fitoren 1-0 kundër Partizanit, përveçse i ngjiti peqinasit në vendin e katërt (me 30 pikë) ishte edhe i pari i tij personal për këtë sezon, që përkoi bukur edhe me 27 vjetorin e tij (i mbushi më 16 shkurt).
“Nuk ka dyshim se goli është dhurata më e bukur për mua” – u shpreh Dervishi, i cili luan prej 11 sezonesh me Shkumbinin, nga ai 1998-1999, teksa e ka veshur fanellën bardhekaltër në 214 ndeshje, duke shënuar 27 gola. Sa për statisikë, Dervishi ka luajtur edhe një gjysmësezoni me Lushnjën (2005-2006, 13 ndeshje, 3 gola).
E Merkure, 18 Shkurt 2009