• Kryeministri Nano përuron rrugën hyrëse të qytetit "Kajo Karafili" • Kryeministri Nano takohet me drejtues të Bashkisë së Pogradecit Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës sÃ
• Kryeministri Nano përuron rrugën hyrëse të qytetit "Kajo Karafili"
• Kryeministri Nano takohet me drejtues të Bashkisë së Pogradecit
Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës së tij në Pogradec, mori pjesë fillimisht në inagurimin e rrugës "Kajo Karafili", ku ai ka prerë shiritin e përfundimit të punimeve. Në këtë përurim, zoti Nano shoqërohej nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa, njëkohësisht deputet i zonës, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit dhe autoritete të tjera lokale.
Punimet për rrugën "Kajo Karafili", rruga hyrëse e qytetit të Pogradecit, janë financuar nga buxheti i shtetit me një vlerë prej 23 milionë lekë të reja. Ajo ka një gjatësi prej 700 metra linearë dhe është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtare. Në të janë përfshirë edhe hapësirat për parkim, sipërfaqet e përcaktuara për gjelbërim, si dhe është pajisur me sistem ndricimi.
Më pas, Kryeministri Nano ka zhvilluar një takim në Bashkinë e qytetit me Kryetarin e Bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Kryeministri vlerësoi aftësinë e administratës së Bashkisë për të ndryshuar dhe zhvilluar Pogradecin. "Ju jeni një shembull i administrimit publik dhe privat me të ardhurat që mblidhni", u shpreh z.Nano.
Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi suksesin e arritur në procesin e decentralizimit, ndërsa vuri në dukje frymën e lartë të qytetarisë në Pogradec, e cila sipas tij, është në funksion të zhvillimit të qytetit.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje konkrete të urbanizimit të qytetit, të infrastrukturës ujore, si dhe mbështetjes për realizimin së shpejti të një projekti të vecantë për ngritjen e një porti të vogël, ku do të ankorohen anije turistike, si dhe tragete që do të qarkullojnë mes Pogradecit dhe bregut liqenor të Maqedonisë.