'> Kuvendi miraton buxhetin
Kuvendi i Shqipërisë pas afro 13 ore diskutimesh, miratoi me 71 vota, ndryshimet ne buxhet. Opozita nuk ishte prezent ne salle gjate votimit, pasi e konsideroi këtë buxhet si një draft qe thellon me tej krizën ekonomike. Ne emër te opozitës, deputeti Ilir Beqja paralajmëroi se do te anuloje çdo privatizim dhe çdo leje te dhënë ne mënyrë korruptive qe pasuron qeverinë dhe varfëron qytetaret. Nga ana tjetër, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka hedhur poshtë çdo pretendim se ndryshimet qe po i bëhen buxhetit vijnë si pasoje e krizës ekonomike. Sipas tij, qeveria po ndryshon buxhetin për te krijuar një klime me te mire për biznesin. Për here te pare qe nga viti 2005, kur te djathtët erdhën ne pushtet, shefi i qeverise nuk ishte ne seance plenare gjate diskutimeve, ndërkohë qe ka qene i pari qe ka mbrojtur buxhetet vjetore dhe ato suplementare ne gjysmën e vitit.