'> "Pabesia" me ligjin e SHISH
Partia Socialiste akuzon mazhoracen se ka futur ne kalendar pa dijeninë e Komisionit te Sigurisë dhe ne kundërshtim me rekomandimet e aleateve tanë ne NATO, ligjin e shume kontestuar për Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas Ilir Gjonit, ligji është planifikuar te kaloje për votim ne seancën e 22 korrikut, ndërkohë qe asnjë amendament nuk i është bere për ta sjelle atë ne standardet e NATO-s, aleancës ku sipas Gjonit për pak rrezikuam pezullimin e anëtarësisë sonë. Por Kuvendi sqaron se megjithëse ligji ndodhet ne kalendar, ai nuk do te futet ne rendin e ditës për votim, çka është sqaruar dhe ne konferencën e kryetareve. Këtë qëndrim jep dhe kreu i deputeteve demokrate Patozi. Ndryshimi i ligjit për Shërbimin Informativ u pezullua nga telefonata e shefit te NATO-s Rasmusen me kryeministrin Berisha dhe pas presionit te forte te Shteteve te Bashkuara, përmes ambasadorit Withers ne Tirane. Sipas tyre ligji, synonte vënien e SHISH nen varësi te kryeministrit dhe indirekt paralajmëronte largimin nga detyra te kreut te këtij institucioni, te cilit i kufizohej mandati ne 5 vjet nga pa afat qe ligji momentalisht e ka. Ndërkohë ne Kuvend, sesionin e ardhshëm pritet te mbërrije një ligj për kontrollin nga ana e tij te shërbimeve sekrete, por pritet qe hartimi i tij me ekspertizën e OSBE te marre një vit kohe.