'> LSI kundër ligjit te SHISH
Pas Partisë Socialiste edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, te paktën publikisht, ka filluar ta shqetësojë përfshirja ne kalendarin e punimeve te Kuvendit ne këtë fund sesioni, projekt-amendamentet për ligjin e Shërbimit Informativ te Shtetit. Si për t'i bere paraprite çdo lëvizjeje te demokrateve, LSI deklaron se do te votoje kundër ndryshimeve nëse ato nuk janë te konsultuara me NATO-n, ndërkohë qe, megjithëse aleate kryesore ne qeverisje dhe ne krye te diplomacisë, nuk është ne dijeni nëse këto amendamente janë hartuar. Qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim se do te votoje kundër edhe ne këtë rast është i ngjashëm me ato te seancave te fundit, kur ne fakt vota e saj nuk ka qene vendimtare apo e rrezikshme, siç ishte votimi ndryshe nga demokratet për dekretet e kreut te shtetit. Kjo lëvizje e partisë se Metës kthjellohet dhe me shume, kur demokratet hedhin poshtë çdo frike te saj. I kontaktuar nga Vizion Plus, kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Demokratike, Patozi njëkohësisht anëtar i Komisionit te Sigurisë, përgjegjës për këtë projektligj, konfirmon se nuk do te ketë amendamente për ligjin e SHISH dhe as nuk do te votohet ligji i pezulluar pas ndërhyrjes se NATO-s.