E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> LSI: Sulm politik ndaj Topit

"Sulm politik, pse jo dhe personal ndaj Presidentit te Republikës". Ky është interpretimi qe i ka dhënë numri dy i qeverise, Ilir Meta debatit mes Partisë Demokratike dhe Bamir Topit, President i Republikës. Meta beri thirrje qe palët te ulin armët pasi me këtë gjuhe lufte nuk mund t'i japin zgjidhje as ne shtator situatës se krijuar ne Gjykatën Kushtetuese. Ne këtë mënyrë aleati i Sali Berishës qe prej një viti i ka kështu ngjyra veçse politike debatit te ndezur se fundmi, duke shmangur interpretimin e tij mbi afatet e zgjedhjes se anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese dhe për me tepër te kryetarit te saj. Ndërkohë Meta nuk e sheh te rrezikuar institucionin e presidentit nëse për te hartohet një ligj organik, pasi gjithsesi ky ligj nuk do te miratohej me një shumice te thjeshte qe do te mund te cenonte kompetencat kushtetuese te kreut te shtetit. Kreu i LSI-së nuk kërkoi vetëm rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe te te gjithë faktorëve politike. Me këtë rast ai sulmoi socialistet se kane bllokuar, jo vetëm reformat e rëndësishme për integrimin e vendit, por po mbajnë peng edhe zgjedhjet e ardhshme, duke mos u ulur për reformimin e kodit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›