E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Krasniqi: PD-ja synon të eliminojë Topin

Pavarësisht veprimeve apo mosveprimeve te kreut te shtetit për zgjedhjen ne kohe te anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese apo kryetarit te saj, sulmi i demokrateve sipas ish-këshilltarit te presidentit Alfred Mosiu është tërësisht politik. Sipas Afrim Krasniqit, objektivi rreh tek përjashtimi përfundimtar i Bamir Topit nga Partia Demokratike, pas përfundimit te mandatit te tij si President Topi, sipas Krasniqit, humbi terren pasi nuk diti te shfrytëzonte hapësirat e tij për te mbyllur rrugët e kundërshtareve ne PD, si mund te ishte konsultimi me partitë për kandidatet dhe fillimi i hershem i procedurave për zgjedhjen e tyre. Tani ai e ka te pamundur te veproje, për një problem qe ne fakt serish nuk është i tij, por i presionit politik mbi Gjykatën Kushtetuese. Parimisht Krasniqi pohon nevojën e një ligji organik për kreun e shtetit, siç kërkon dhe Kushtetuta, por ai sjell ne vëmendje te mazhorances qe se fundmi e hodhi si ide, se së pari Parlamenti ka nevoje për një ligj te tille dhe për një rregullore qe ndryshohet me një shumice te thjeshte sa here qe është e interesuar partia ne pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›