E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Topi ne Pukë pas aksidentit

Pas aksidentit tragjik ne Pukë qe i mori jetën 14 udhëtareve presidenti Topi ka përsëritur apelin ndaj shofereve, qe te respektojnë rregullat dhe te jene me te kujdesshëm ne rruge. Kreu i shtetit ka udhëtuar drejt fshatit Dom për te ngushëlluar te afërmit e viktimave. Ne familjen e shoferit Zef Gjergji, Topi theksoi gatishmërinë e te gjitha strukturave për përballimin e situatës. Ne familjen Mustafa, nga e cila humben jetën dy bashkëshortët dhe një prej vajzave, kreu i shtetit premtoi mbështetje dhe beri thirrje për kujdes maksimal për tre fëmijët e tjerë qe janë ne Spitalin Ushtarak. Presidenti ka kryer vizita ngushëllimi edhe ne familjen e Gjon Markut i cili humbi ne aksident gruan dhe djalin 8 vjeçar, si dhe ne familjen e Paulin Gjonit, te riut qe u përcoll te hënën për ne banesën e fundit. Dalja nga rruga e autobusit te nisur nga Durrësi, rezultoi fatale për 14 banore te fshatit Dom te Pukës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›