'> PS: Qeveria borxhe biznesit
Kriza ne te ardhurat publike si dhe pamundësia për te marre borxh ne tregun ndërkombëtar ka bere qe qeveria shqiptare te jete borxhlie ndaj biznesit. Denoncimi është bere nga sekretari i këshillit ekonomik ne Partine Socialiste, sipas te cilit ky borxh arrin ne qindra milionë euro. Borxhet me te mëdha janë ndaj firmave te ndërtimit qe punojnë ne infrastrukturën publike. Bushati akuzon qeverinë se nuk ka një vizion te qarte për rritjen ekonomike. Sipas tij ekonomia është e përfshirë ne zinxhirë borxhesh dhe është e përfshire ne një rreth vicioz si pasoje e keqqeverisjes. Por qëndrimi i socialisteve mbi situatën ekonomike, nga aleatet e demokrateve ne qeverise, konsiderohet i papërgjegjshëm dhe jashtë realitetit. Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, PS po luan kundër interesave te vendit.