'> Ministria: Ka korrupsion ne Drejtësi

Ministria e Drejtësisë kryqëzon gjyqtaret, duke i konsideruar ata si problemin kryesor te sistemit te Drejtësisë. Krerët me te larte te institucionit, përmendin ne strategjinë qe synon te korrigjoje problematiken e gjyqësorit, se niveli i korrupsionit është shume i larte, ndërsa mungojnë kriteret ligjore për transferimin e gjyqtareve. Përfaqësuesit e drejtësisë shprehen se drafti qe pritet te miratohet ne fund te vitit nga qeveria, rikthen konfliktin mbi te drejtat qe ka ministria, pra direkt qeveria, për inspektim. Deri tani kontrollet janë kryer vetëm nga KLD, ne varësi te Presidentit, për këtë arsye kërkohet ndarje me e qarte kompetencash e juridiksioni. Nga radhët e gjyqtareve vijnë opinione kundër projektit për amendimin e kushtetutës, mbi mënyrën e funksionimit te KLD. Gjykata Kushtetuese rrezoi ligjin e qeverise 2 vjet me pare, qe nuk lejonte anëtarët e KLD te kryenin edhe rolin e gjyqtarit. Nga shoqata e prokuroreve, u propozua si një mase efektive për uljen e nivelit te korrupsionit, rritja e pagave. Ne 5 kapitujt e strategjisë, parashikohen gjithashtu përcaktime te qarta ligjore për rritjen e transparencës dhe përmirësim te shërbimeve gjyqësore ndaj publikut.