'> Bllokohen buxhetet në Korçë
Prej disa muajsh tri njësive vendore ne qarkun e Korçës iu është bllokuar buxheti. Shkak nuk janë mosmarrëveshjet ne këshillat bashkiakë, por ligji qe iu kalon ne administrim ujesjellesat pushteteve vendore. Bashkia e Maliqit, komuna e Pojanit dhe Libonikut nuk pranojnë t'i shlyejnë detyrimet financiare qe përcakton ligji, ujësjellësit te tyre. Kryebashkiaku i Maliqit thotë se nuk ka asnjë detyrim, pasi realisht basskia nuk eshte aksionere. Por kreu i ujësjellësit duke iu përmbajtur ligjit pohon te kundërtën. Kur tri njësite e majta vendore janë ende ne fazën e debateve me ujësjellësin, thesari u ka bllokuar çdo fond deri ne shlyerjen e detyrimeve qe përcakton ligji. Aktualisht bashkia e Maliqi dhe komunat Pojan dhe Libonik mund te përdorin vetëm fondin e pagave ndërsa investimet e tjera dhe pastrimi janë te bllokuara. Ligji për administrimin e ujesjellesave nga pushtet vendore është kundërshtuar mjaft nga këta te fundit. Ata kane kërkuar kalimin e ujësjellësit ne varësi te tyre dhe jo funksionimin e tyre si shoqëri aksionere, ashtu siç ndodh ne shumicën e këtyre ndërmarrjeve.