'> BSH: Kreditë në lekë më të lira
Pas shkurtimeve të buxhetit të shtetit e për rrjedhojë edhe deficitit buxhetor, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli normën e interesit për lekun me 0.25 pike %, duke e çuar atë në 5 %. Kjo do të thotë se kostoja e parasë dhe transaksionet në monedhën vendase do të jenë më të lira. Ne këtë mënyre interesat e depozitave, por edhe të kredive ne lekë do të pësojnë rënie. Gjatë konferencës për shtyp guvernatori Ardian Fullani tha se ky vendim është një stimul për ekonominë. Edhe ekonomistët e konsiderojnë këtë vendim një masë në drejtimin e duhur, por ky nivel uljeje nuk mjafton që efekti pozitiv të mbërrijë tek konsumatori, i cili pret që këstet e kredive të bëhen më të lira. Ulja e kostos së parasë do të ndikojë edhe në reduktimin e borxhit që qeveria ka në lekë, ndaj politika monetare e bankës është e rëndësishme për politikat fiskale të qeverisë.