'> Ngrihet qendër riedukimi në Kavajë
Te gjithë te miturit qe kryejnë vepra penale, do te trajtohen ne një qendër te posaçme riedukimi, te ngritur ne Kavajë. Gjate inaugurimit te institucionit, si ministri i drejtësisë, Bujar Nishani, ashtu edhe ambasadori i KE-se, Helmuth Lohan, theksuan rëndësinë e stabilitetit psikologjik te këtyre te rinjve, për t'i kthyer ne shoqëri si elemente pozitive. Diplomati Lohan e cilësoi këtë qendër si model për sa i përket riintegrimit te minoreneve. Instituti është financuar nga Komisioni Evropian ne vijim te projektit qe parashikonte ndërtimin dhe rehabilitimin e disa burgjeve dhe komisariateve ne vend.