'> Cila është rritja reale e pensioneve?
Zyra Koni është një 73 vjeçare, pensioniste fshati, e cila prej vitesh ka punuar ne kooperative. Ajo mundohet t'ia dale jetesës me 6300 leke ne muaj. Edhe shtesa e pensionit qe do te përfitojë prej 700 lekesh, serish përben një shume ku jetesa, do te vihej ne pikëpyetje, ne rast se nuk do te kishte ndihme nga djemtë e saj. Ne kohen kur inflacioni zyrtarisht është 3 për qind, shtesa e pensionit rezulton te jete simbolike edhe për shtresat e tjera te pensioneve, si ushtaraket, invaliditet, apo pensioniste qyteti. Drejtues te institutit te sigurimeve shoqërore sqarojnë se, pensionet ne vlere absolute rriten nga 614 ne 728 leke ne muaj. Ekspertet e ekonomisë vlerësojnë se vendimi i qeverise vjen për te rritur mirëqenien e jetesës. Por, ne fakt çdo rritje page apo pensioni, behet pjese nje rrethi vicioz te rritjes se çmimit e për rrjedhojë edhe inflacionit. Shtesa e pensioneve ka nisur te shpërndahet, për atë kategori qe e merr ne fillim te muajit, ndërsa te tjerët e përfitojnë ne fillim gushtit.