'> "Antimafia" në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës se Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të shpallur si antikushtetues ligjin "antimafia". Për rreth një ore përfaqësuesi i komitetit, avokati Fatmir Brraka, ka paraqitur argumentet, te cilat sipas tij vërtetojnë se ligji bie ne kundërshtim me ligjin themeltar te shtetit dhe cenon te drejtat e njeriut. Por, pretendimet e Brakes janë kundërshtuar nga përfaqësuesit e Kuvendit dhe qeverise te cilët u shprehen se ligji nuk është antikushtetues dhe se miratimi i tij është një nder kushtet për liberalizimin e vizave. Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi që ligji të pezullohet fillimisht, e më pas të amendohet në nenet përkatëse. Ligji është miratuar vetëm me votat e maxhorancës në Kuvend, në një kohë kur opozita ishte kundër këtij projekti dhe nuk ndodhej në Parlament, për shkak të bojkotit.