E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Pensionet përplasin PS-PD ne parlament

Kur data 1 korrik shënon zyrtarisht rritjen e premtuar nga qeveria për pagat dhe pensionet, opozita nga parlamenti ka akuzuar qeverinë se po përdor politika të gabuara që po lënë bosh arkën e shtetit e po thellojnë borxhin publik. Nënkryetari i grupit parlamentar Erion Brace, pohoi se rritja është joreale në kushtet e shtesave te larta në faturat e tjera, e konkretisht në ato të energjisë elektrike. Por ka reaguar ministri i Financave Ridvan Bode i cili duke iu referuar shifrave, ka pohuar se 25 milionë dollarët e vëna në dispozicion për pensionet nuk e dobësojnë arkën e shtetit. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist ka hedhur dyshime edhe për borxhet e fundit te qeverise, duke pohuar se kjo tregon krizën te cilën duhet ta pranoje edhe Berisha. Te mërkurën qeveria vendosi vetëm rritjen e pensioneve për 520 mijë të moshuar, ndërsa vendimi për pagat pritet te merret ne ditët ne vijim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›