'> Naftëtarët në Patos në protestë
Dhjetëra naftëtarë te kompanisë "Albpetrol" kane protestuar pasi kane pare emrin ne listat e te larguarve nga puna. Punonjësit pretendojnë se shkurtimet janë bere sipas bindjeve partiake dhe jo vjetërsisë apo profesionalizmit ne pune. Naftëtarët janë irrituar edhe me shume pasi nuk janë njoftuar me pare, por gjithçka e kane mësuar pak para se te nisnin ditën e punës. Ata kane tentuar te hyjnë me force ne zyrën e drejtorit për te kërkuar shpjegime mbi procedurat e ndjekura. Ne kompaninë e naftës "Albpetrol" ka nisur reforma e paralajmëruar ne prag te privatizimit te saj. Nga drejtoria ende nuk ka një deklarate për numrin e personave qe priten te përfshihen ne këtë reforme, por burime nga administrata thonë se mbi 1 mije vete do te humbin vendin e punës.