E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PD-LSI kërkojnë ligj për presidentin

Propozimi i dikurshëm i socialisteve për një ligj organik për presidentin e republikës, rikthehet ne qendër te vëmendjes, por sot nga mazhoranca, e cila nuk resht se qeni ne konflikt me kreun e shtetit, sa here qe behet fjale për dekretet e tij. Megjithëse në dokumentin themeltar të shtetit janë 38 nene që përcaktojnë aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe rolit të presidentit, te dy forcat e koalicionit qeverisës e shohin ligjin qe do te rregullonte organizimin dhe funksionimin e tij se pari një detyrim kushtetues, por qe mbi te gjitha, sipas tyre, do t'u jepte fund interpretimeve te shumta ligjore mbi veprimtarinë e presidentit. Neni 6 i kushtetutës, përcakton se veprimtaria e institucioneve rregullohet nëpërmjet një ligji organik. Sot këtë ligj nuk e ka presidenti i republikës. Për here te pare ideja për një ligj për presidentin u hodh nga socialisti Fatmir Xhafa, i angazhuar para dy vjetësh për kryerjen e reformës ne drejtësi. Xhafa do ta konsideronte atëherë te nevojshëm një ligj për kreun e shtetit dhe kjo është pika ku sot kane mbërritur demokratet. Por nëse ne atë kohe fryma konsensuale ishte me prekshme dhe serish nuk ia arriti te kryente reformën ne drejtësi, sot palët janë me larg se kurrë. Po kaq larg është dhe shumica e cilësuar e votave për te kaluar një ligj te tille. Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist Saimir Tahiri i tha Vizion Plus se për zgjidhjen e debatit ekzistues zgjidhja nuk ka pse te kërkohet tek hartimi i një ligji për presidentin. Sipas tij duhet qe shumica ne pushtet te mësohet te respektoje ligjet ne fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›