Shalsi: Kjo qeveri po gllabëron trojet publike

Tiranë, 1 gusht, NOA Partia Socialiste ka denoncuar kalimin e trojeve publike për privatizim nga ana e qeverisë. Në një konferencë për mediat nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Eduard Shalsi, u shpreh se qeveria ka përgatitur një vendim ku kërkohet privatizimi për ish-kopshtin nr. 26 që ndodhet tek Njësia Bashkiake nr 1, pranë rrugës Ali Demi.
Ai u shpreh se ky vendim është i papranueshëm duke qenë se kjo pronë është e pushtetit vendor.
Shalsi tha se kjo pronë është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme të Bashkisë së Tiranës e miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr.69, datë 20.12.2005 për Miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pronave të paluajtshme të cilat janë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës.
Gjithashtu Shalsi u shpreh se kjo pronë i është dhënë Bashkisë edhe me një vendim qeverie në vitin 2006.
Por Shalsi theksoi se heqja e kësaj prone përbënë dhe një shkelje duke qenë se Bashkia do ta përdorte për ndërtimin e një objekti parashkollor. Ky vendim vjen në kundërshtim të plotë me ligjin nr.9232, datë 13.05.2004 për Programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane, (ligj në të cilin është mbështetur për nxjerrjen e tij) pasi ky ligj në asnjë rast nuk parashikon privatizimin e objekteve publike të tilla si kopshte, çerdhe apo shkolla, tha Shalsi.
Ai ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha se me vendimet e fundit që po merr po privatizon të gjitha trojet publike. Shqiptarët kërkojnë të dinë se perse përditë kjo qeveri po gllabëron troje publike, ky komunitet ka të drejtë të dije se çfarë po ndodh me këtë pronë, ka të drejtë të informohet se përse kjo pronë, ish kopsht, do të privatizohet, banorët e kësaj zone kërkojnë të mësojnë se përse po u hiqet e drejta për të pasur edhe ata një kopsht në zonën e tyre, tha Shalsi.
Shalsi ka shtuar se Partia Socialiste, bashkë me këtë komunitet, po prisnim me padurim që kjo pronë ti kalonte Bashkisë së Tiranës e cila do të ndërtonte një kopsht modern, të standardeve evropiane.
NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27921-shalsi-kjo-qeveri-po-gllaberon-troje-publike","title":"Shalsi: Kjo qeveri po gllabëron trojet publike","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")